Taravari, Nikolloskit: Kemi organe partiake, vendimet tona i sjellim vetë

Maqedonia

Taravari, Nikolloskit: Kemi organe partiake, vendimet tona i sjellim vetë

Më: 29 prill 2025 Në ora: 12:24
Kryetari i ASH-së, Arben Taravari

Kryetari i ASH-së, Arben Taravari komentoi deklaratën e nënkryetarit të OBRM-PDUKM-së, Aleksandar Nikollovski, i cili tha se “bashkëpunimi i Taravarit me BDI-në do të ishte vetëvrasje politike”.

Taravari tha se dihen vendimet e deritanishme të partisë dhe se në rast të ndonjë vendimi tjetër, vendosin organet e partisë.

“Ne kemi organe partiake. Vendimet tona i sjellim vetë. Deri tash, vendimi ynë është vetëm me lista për këshilltarë ASH të del e vetme. Për kandidatë për kryetarë komunash, kemi thënë se jemi të hapur, para se gjithash me VLEN-in.

Nëse kanë disponim, nëse nuk kanë disponim, opsioni i dytë është të shkojmë vetë, edhe më tutje e shohim”, tha Taravari.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat