Lidhi qenin dhe e tërhiqte nga automjeti, kallëzim penal kundër 23 vjeçarit nga Koçani

Maqedonia

Lidhi qenin dhe e tërhiqte nga automjeti, kallëzim penal kundër 23 vjeçarit nga Koçani

Më: 11 maj 2025 Në ora: 14:47
Foto nga vendi i ngjarjes

Policia parashtroi kallëzim penal kundër A.A (23) nga Kriva Pallanka për shkak të dyshimeve të bazara se ka kryer veprën penal “mundim të kafshëve”, e dënueshme ne Nenin 233 të Kodit Penal.

Sipas policisë, mbrëmë në ora 23:30 në Kriva Pallankë është denoncuar se në rrjet social është publikuar një video ku shihet se si në Kriva Pallanka, një qen është lidhur për automjeti në lëvizje ka qenë i detyruar të vrapojë.

Menjëherë pas denoncimit, janë ndërmarrë masat nga poicët dhe është vërtetuar pronari i automjetit dhe qenit është A.A (23) nga Kriva Pallanka.

Ndaj tij do të parashtrohet kallëzim penal.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat