Ibrahimi: Aktivisti, votuesi, eksponentët e ASH-së të mos ndjekin rrugën që të çon te Ali Ahmeti

Maqedonia

Ibrahimi: Aktivisti, votuesi, eksponentët e ASH-së të mos ndjekin rrugën që të çon te Ali Ahmeti

Më: 12 maj 2025 Në ora: 22:15
Zeqirija Ibrahimi

Njëri nga liderët e VLEN-it, Zeqirija Ibrahimi u ka bërë thirrje aktivistëve të ASH-së që të mos ndjekin rrugën që të dërgon te Ali Ahmeti.

“Neve, më shumë se ai, na dhimbset aktivisti i ASH-së. Na dhimbset votuesi i ASH-së i cili pa të drejtë sot prej liderit të tyre është vënë në pozitë që ti shërbejë BDI-së.

Unë andaj e shfrytëzoj rastin që ti ftoj të gjithë votuesit, aktivistët, eksponentët e lartë të ASH-së që të mos e ndjekin rrugën që e ka marr zoti Taravari sepse ajo është rrugë që e ka fundin te Ali Ahmeti.

Ata e kanë vendin te VLEN-i dhe VLEN-i është rruga në të cilën ata kanë investuar dhe ata duhet t`i shijojnë sukseset tona të përbashkëta”, deklaroi Ibrahimi në podcastin “Fol”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat