Bilalli: Për vende si Maqedonia e Veriut nuk duhet kërkuar mendim nga Komisioni i Venecias

Maqedonia

Bilalli: Për vende si Maqedonia e Veriut nuk duhet kërkuar mendim nga Komisioni i Venecias

Më: 13 maj 2025 Në ora: 14:21
Mersel Bilalli

Në prag të seancës përgatitore të Gjykatës Kushtetuese lidhur me Ligjin për përdorimin e Gjuhëve, analisti politik Mersel Bilalli, i cili do të marrë pjesë në debat thekson se është absurde tentimi për reduktim të segmenteve të caktuara, pasi shqipja është gjuhë e dytë zyrtare me kapacitet të plotë në logjikën kushtetuese por dhe atë të Komisionit të Venecias dhe Këshillit të Evropës.

Sipas tij për vende si Maqedonia e Veriut nuk duhet fare kërkuar mendim nga Komisioni i Venecias, as për ligjin e gjuhëve e as për ligjin për përfaqësim të drejtë dhe adekuat.

“Por esencën e problemit do ta nxjerrë sepse gjuha shqipe, përveç asaj që dikush tenton ta margjinalizojë si e pakicës, madje edhe e redukton në segmente të ndryshme, realisht është një gjuhë e dytë zyrtare me kapacitet të plotë në logjikën kushtetuese dhe në logjikën e komisionit të Venecias, por edhe të këshillit të Europës. Dhe mendoni se do të ketë qasje të drejtë nga gjykata kushtetuese ndaj gjuhës shqipe? Nuk e di a mundet dikush ta zbërthen atë sepse ju mund të parashikoni çdo person përpos një person të dehur, person budalla, të paditur, nacionalist.

Nuk dëshiroj të hyj sepse nuk e kam kodin mental të tyre se çfarë mund të bëjnë ato. Ato kanë një strategji të dikujt që për mbrapa i mentoron por mendoj se ajo seancë do t’i jep një kahe tjetër dhe do të bën një ndalje të hovit të margjinalizimit të pozicioneve”, tha Mersel Bilalli.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat