Fetai: Shpallni ato 8 kandidatura të dhuruara nga babadimri i Zajazit

Maqedonia

Fetai: Shpallni ato 8 kandidatura të dhuruara nga babadimri i Zajazit

Më: 1 qershor 2025 Në ora: 11:29
Arben Fetai

Zv/kryeministri Arben Fetai në një postim në rrjetin social facebook, publikon tetë komunat të cilat dy krahët e ASH-së do t’i kenë në zgjedhjet lokale si pasojë e bashkëpunimit me BDI-në.

“Na thanë po ndahemi nga VLEN, sepse duam lista të ndara për këshilltarë komunalë dhe sondazhe për kryetarë komunash.

Pastaj e zbuluan pazarin: thanë BDI “na jep” njërit krah Likovën, Sarajin, Tearcën, Gostivarin, Vrapçishtin dhe Strugën; krahut tjetër, Haraçinën dhe Studeniçanin, si me qenë komunat karamele që i shpërndan Aliu me dorë të lirë.

Hajdeni burra, nxirrni tash ato lista të ndara dhe sondazhet e pavarura për kandidatët e pranueshëm për Aliun. Shpallni ato 8 kandidatura të dhuruara nga babadimri i Zajazit”, ka shkruar zv/kryeministri Fetai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat