Qeveria pret mbështetje nga Kuvendi për Azir Aliun, prej tij pritet përkushtim në punë

Maqedonia

Qeveria pret mbështetje nga Kuvendi për Azir Aliun, prej tij pritet përkushtim në punë

Më: 8 qershor 2025 Në ora: 17:47
Azir Aliu

Përkushtim dhe realizim të Programit në fushën e shëndetësisë, pret Qeveria nga kandidati për ministër Azir Aliu, zgjedhja e të cilit nesër do të jetë objekt debati në Parlament.

Siç tha sot zëdhënësja e qeverisë, Marija Miteva, nga Aliu pritet të bëjë një riorganizim të mirë në këtë dikaster.

“Mund të them se Propozimi do të jetë në Kuvend nesër dhe se do të gjejë mbështetje.

Pres që Aliu t’i përkushtohet sektorit të shëndetësisë, të bëjë një riorganizim të mirë dhe të zbatojë të gjitha politikat që janë prioriteti ynë”, ka thënë Miteva.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat