PTHP Manastir: Mbesa ka tentuar me thikë t’i privojë nga jeta gjyshen dhe gjyshin e saj

Maqedonia

PTHP Manastir: Mbesa ka tentuar me thikë t’i privojë nga jeta gjyshen dhe gjyshin e saj

Më: 11 qershor 2025 Në ora: 22:45
Ilustrim

Në Manastir, mbesa ka tentuar t’i privojë nga jeta gjyshen dhe gjyshin e vet, duke u shkaktuar disa plagë me thikë. Prokuroria themelore publike Manastir informoi se janë dhënë disa urdhra dhe udhëzime për ndriçim të plotë të rastit.

E dyshuara, sipas Prokurorisë, ësht[ privzar ngha liria dhe po veprohet për sigurimin e dëshmive.

“Pas autorizimit të prokurorit publik nga Prokuroria themelore publike Manastir, ekipe të MPB-së kryen ekspertizë në vendin e ngjarjes në shtëpinë në rrugën ‘Solunska’, ku sipas njohurive të para, mbesa, gjatë ushtrimit të dhunës familjare ka tentuar t’i privojë nga jeta gjyshërit e saj, duke u shkaktuar disa plagë nga thika.

Prokurori publik dha disa urdhra dhe udhëzime për ndriçim të plotë të ngjarjes”, informojnë nga PPRMV.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat