Ndalohet një shtetase e Serbisë në “Tabanoc”, drejtonte makinë të kërkuar nga Interpoli

Maqedonia

Ndalohet një shtetase e Serbisë në “Tabanoc”, drejtonte makinë të kërkuar nga Interpoli

Më: 13 qershor 2025 Në ora: 19:50
Ilustrim

MPB Maqedoni njofton se dje (12.06.2025) në orën 17:15 në pikën kufitare “Tabanocë”, në hyrje të vendit, oficerët e policisë e privuan nga liria N.Sh. (46) nga Republika e Serbisë.

Siç njoftojnë nga MPB, gjatë kontrollit të pasaportave dhe kontrollit të të dhënave operative u përcaktua se automjeti i pasagjerëve “Mini” me targa kombëtare gjermane, të cilin ajo e drejtonte, ishte në kërkim nga Interpoli – Republika Federale e Gjermanisë.

“Automjeti u sekuestrua.

Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të ngrihet kallëzim përkatës”, thonë nga MPB.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat