LAMM: Nuk ka pritje të gjata në vendkalimet kufitare nga ana e RMV-së

Maqedonia

LAMM: Nuk ka pritje të gjata në vendkalimet kufitare nga ana e RMV-së

Më: 14 qershor 2025 Në ora: 11:06
Foto ilustrim

Trafiku në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata, informon LAMM.

Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar.

Nuk ka vonesa më të gjata në pikat kufitare në anën e Maqedonisë së Veriut për hyrje dhe dalje nga vendi.

LAMM rikujton se që nga 26 maji 2025, kanë filluar aktivitetetet ndërtimore, rehabilitimi i urës mbi lumin “Dragor” në rrugën “Dovexhik”, Komuna e Manastirit, gjë që do të rezultojë në mbylljen e trafikut në urë, me trafik që do të ridrejtohet në një kalim-anashkalim të përkohshëm.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat