Dimtrieska-Koçoska: Së bashku me OKB-në po krijojmë mundësi të reja për avancimin e bashkëpunimit dhe përkrahjes së zhvillimit të vendit

Maqedonia

Dimtrieska-Koçoska: Së bashku me OKB-në po krijojmë mundësi të reja për avancimin e bashkëpunimit dhe përkrahjes së zhvillimit të vendit

Më: 16 qershor 2025 Në ora: 20:54
Foto nga vendi i ngjarjes

Sot, Ministria e Financave dhe Zyra e OKB-së në vend, organizuan dialogun financiar në të cilin para ambasadorëve dhe institucioneve ndërkombëtare prezantuan Konceptin e ri të financimit të aktiviteteve të përbashkëta, që paraqet mënyrën e re për avancimin e bashkëpunimit të vendit me OKB-në.

“Bashkëpunimi ndërmjet vendit tonë dhe OKB-së u përcaktua me Kornizën e bashkëpunimit të zhvillimit të qëndrueshëm, me ç’rast kjo ngjarje paraqet vetëm kontributin e mëtejshëm për realizimin e prioriteteve të përcaktaura strategjike, që do të jenë në fokusin e punës së përbashkët me OKB-në dhe në krijimin e mënyrave më efikase dhe më transparente të financimit dhe krijimit të partneritetit afatgjatë. Kjo ngjarje paraqet mundësi që të njihemi me një mënyrë të re të avancimit të bashkëpunimit tonë në kuadër të partneritetit tashmë të krijuar, si dhe paraqet rritje të efikasitetit gjatë arritjes së qëllimeve të përcaktuara zhvillimore”, theksoi ministrja e Financave.

Ajo shtoi se me përkrahjen e OKB-së, përmes Programit të zhvillimit të OKB-së dhe UNDP-së dhe në bashkëpunim me agjencitë e tjera të OKB-së, u krijua Strategjia nacionale e zhvillimit 2024-2044, e cila përcakton zhvillimin tonë të ardhshëm dhe përfshin hapa seriozë për transformimin tonë dhe krijimin e shoqërisë së zhvilluar dhe të prosperuar.

“Qëndrojmë fuqishëm në kursin e arritjes së transformimit të tillë dhe në realizimin e vizionit të zhvillimit dhe në këtë kontekst janë edhe partneritetet që i po i krijojmë edhe me institucionet ndërkombëtare, siç është ajo me OKB-në, Bankën Botërore, Fondin Monetar Ndërkombëtar, si dhe me partneritetin me BE-në përmes Planit të ri të rritjes dhe Agjendës reformuese, si dhe marrëveshjeve bilaterale.

Me rëndësi është se kemi vizion, koncept dhe vullnet të fuqishëm, si dhe përkushtim t’i realizojmë ato, ndërsa në këtë drejtim është shumë e rëndësishme përkrahja juaj dhe vazhdimësia e saj”, porositi ministrja Dimitrieska-Koçoska, e cila shprehu gjithashtu mirënjohjen e saj për përkrahjen е deritanishme të vazhdueshme.

“Sot, biseduam për Marrëveshjen e financimit të ОKB-së, si dhe si t’i zbatojmë në praktikë detyrimet globale të vendeve anëtare të OKB-së dhe Sistemin e zhvillimit të OKB-së në kuadër të kontekstit nacional të Maqedonisë së Veriut, theksoi koordinatorja e OKB-së në vendin tonë Rita Kolumbia.

Siç theksoi ajo, qëllimi është të sigurohet përkrahje më efektive dhe më efikase nga OKB-ja, për të mirën e të gjithë njerëzve në vend, që askush të mos ngelet anash.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat