Gjatë muajit maj, në RMV u raportuan gjithsej 902 raste të sëmundjeve akute infektive, duke përjashtuar Covid-19, gripin, tuberkulozin, SIDA-n, AFP-në dhe bartësit kronikë të hepatitit B dhe C dhe HIV-it me një incidencë totale prej 49.1 për 100,.000 banorë. Gjatë majit, numri i përgjithshëm i rasteve u ul me 20.0 për qind krahasuar me muajin paraprak prill.
Gjatë majit, sëmundja akute infektive më e regjistruar ishte lija e dhenve me gjithsej 445 raste të raportuara, sipas buletinit të fundit mujor mbi lëvizjen e sëmundjeve infektive të Institutit të Shëndetit Publik, të publikuar këtë pasdite.
Krahasuar me muajin prill të kaluar, u regjistrua një rënie në numrin e rasteve të raportuara të varicelës me 22.6 përqind, ndërsa krahasuar me majin e vitit 2024, u regjistrua një rënie prej 46.8 përqind.
Enterokoliti është në vendin e dytë për sa i përket numrit të rasteve të raportuara në maj, me 313 raste.
“Ato përbëjnë 34.7 përqind të numrit të përgjithshëm të rasteve në muaj, dhe 35.3 përqind të grupit të dhjetë sëmundjeve infektive më të zakonshme për këtë muaj. Krahasuar me muajin prill të vitit 2025, u regjistrua një rënie në numrin e personave që vuajnë nga enterokoliti me 21.6 përqind, ndërsa krahasuar me majin e vitit 2024, u regjistrua një rritje prej 15.9 përqind”, thuhet në raport.