Azir Aliu: Brenda një muaji pritet të zgjidhet çështja e problemit me motrat medicinale në Tetovë

Maqedonia

Azir Aliu: Brenda një muaji pritet të zgjidhet çështja e problemit me motrat medicinale në Tetovë

Më: 17 qershor 2025 Në ora: 17:54
Azir Aliu

Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu njofton se së shpejti do të zgjidhet statusi i motrave medicinale në spitalin në Tetovë.

“Shpresoj se do të zgjidhet shumë shpejt ky problem, do të duhet të zgjidhen para afateve ligjore, kjo do të thotë brenda një muaj një muaj e gjysmë”, tha Aziri.

Aziri njoftoi se sot në Tetovë do të takojë edhe familjarët e viktimave nga tragjedia në spitalin modular në Tetovë, për të biseduar për nevojat dhe sfidat që kanë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat