LAMM: Deri në 40 minuta pritje në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut

Maqedonia

LAMM: Deri në 40 minuta pritje në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut

Më: 19 qershor 2025 Në ora: 21:29
Foto ilustrim

Komunikacioni në rrugët e vendit po zhvillohet pa ndërprerje, nëpër disa vende në rrugë të lagështa.

Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është rritur.

Në vendkalimin kufitar Tabanoc koha e pritjes për hyrje në shtet është rreth 40 minuta, përderisa në vendkalimin kufitar Bogorodicë në anën e Maqedonisë së Veriut pritet rreth 30 minuta. Në vendkalimet e tjera kufitare nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.

LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore dhe lugina të lumenjve ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat