Ademi: Ligji për përfaqësim të drejtë dhe adekuat është skandaloz, na kthenë para vitit 2001

Maqedonia

Ademi: Ligji për përfaqësim të drejtë dhe adekuat është skandaloz, na kthenë para vitit 2001

Më: 22 qershor 2025 Në ora: 11:41
Arbër Ademi

Deputeti i BDI-së, Arbër Ademi e ka quajtur skandaloz ligjin për përfaqësim të drejtë dhe adekuat.

“Me të vërtetë janë skandaloz! Sa mendoj se e kan prek fundit, më demantojnë! Shkojnë edhe më poshtë.

Ligji për përfaqësim të drejtë dhe adekuat, i hartuar nga OBRM-PDUKM, e i mbështetur në mënyrë skandaloze dhe me pompozitet nga VLEN, qenka për ta vajtuar.

Drafti që po qarkullon në media: nuk parasheh kuota etnike, që dmth ne prap do të vazhdojmë si para vitit 2001 kur shqiptarët ishin vetem 0,2 % në administratë; nuk parasheh obligim për institucionet që ti identifikojë në bazë etnisë qytetarët me rastin e punësimit apo avancimit; nuk parasheh dispozita sanksionuese.

Thanë që balancuesin do ta avancojnë, do ta bëjnë me ligj, megjithëse me ligj ishte. Tani asnjë zgjidhje e e këtij drafti nuk e operacionalizon politikën afirmative të përmbajtur në amendamentin VI të Kushtetutës.

Na kanë kthyer para vitit 2001! Po, po të nderuar miq.

Dhe më e dhimbshmja? Këtij drafti i vihen firma shqiptare. Ky është një alarm për të gjithë”, shkruan Ademi.

Ademi kërkon që të distancohet të shqiptarët nga kjo politikë e çmendur etnicentriste.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat