Aksident në rrugën Tetovë – Jazhincë, lëndohen pesë persona

Maqedonia

Aksident në rrugën Tetovë – Jazhincë, lëndohen pesë persona

Më: 7 korrik 2025 Në ora: 12:18
Foto ilustrim

Më datë 06.07.2025 në orën 16:50, SPB Tetovë është raportuar se në rrugën rajonale Tetovë – Jazhincë, në fshatin Odri, ka ndodhur një aksident trafiku.

Siç njoftojnë nga SPB Tetovë, aksidenti ka ndodhur midis një automjeti pasagjerësh “Mazda” me targa të Tetovës, i drejtuar nga L.R. (64) nga fshati Dëbërcë dhe një automjeti pasagjerësh “Fiat” me targa të Tetovës, i drejtuar nga G.M. (46) nga Tetova.

“Pasagjeri në automjetin Mazda, A.R., ka pësuar lëndime të rënda, ndërsa G.M dhe pasagjeri i tij K.M., si dhe dy pasagjerë në automjetin Mazda – R.R. dhe L.J, kanë pësuar lëndime trupore.

Një ekip nga SPB Tetovë ka kryer inspektimin në vendngjarje”, thonë nga SPB Tetovë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat