BDI për Ligjin për kazinotë: VLEN premtoi mbyllje totale, solli prani totale

Maqedonia

BDI për Ligjin për kazinotë: VLEN premtoi mbyllje totale, solli prani totale

Më: 16 korrik 2025 Në ora: 10:02
BDI

BDI ka reaguar në lidhje me ligjin e ri për lojërat e fatit, i cili dje kaloi në Qeveri. Nga kjo parti thonë se VLEN-i premtoi se do t’i mbyllte kazinotë, por i solli më afër

“Sot, falë tyre, kazinotë i kemi më afër se kurrë, midis lagjeve, pranë shkollave, përballë xhamive, kudo. Nga “mbyllja totale”, në praninë totale. Kjo është ironia e zezë e një fushate të ndërtuar mbi gënjeshtra, ku premtimi ishte mbyllja, ndërsa rezultati është lulëzimi i industrisë së bixhozit”.

“Kur industria e lojërave të fatit protestonte përballë Kuvendit, VLEN-i nuk ishte në anën e qytetarëve, ishte në anën e kazinove. Kur u propozua një ligj serioz, që do t’i mbyllte dhe dislokonte bastoret, ata ishin kundër. Kur VMRO hodhi “ashte” në formë postesh dhe privilegjesh, VLEN-i u përfshi i entuziazmuar”.

“Sot ata duan të lavdërohen për një ligj që është më shumë se maskim. Një ligj që s’i prek dot as kazinotë e lagjeve, as bastoret në çdo cep, as bixhozin online që u rrit më shumë se kurrë. Një ligj që është shumë më i dobët se ai që vetë e rrëzuan më parë.A ka nevojë për më shumë prova?”.

“VLEN-i sot përfaqëson më shumë interesat e kazinove sesa të qytetarëve. Nga “luftëtarë të bixhozit” u shndërruan në mbrojtës të tij. Nga premtime me bujë, në mbrojtës të monopolit në këtë industri”, thonë nga BDI.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat