Milloshoski: Nëse problemi me Bullgarinë është vetëm Kushtetuta, le t’i paraqesim PE-së një rezolutë të përbashkët për identitetin dhe gjuhën maqedonase

Maqedonia

Milloshoski: Nëse problemi me Bullgarinë është vetëm Kushtetuta, le t’i paraqesim PE-së një rezolutë të përbashkët për identitetin dhe gjuhën maqedonase

Më: 18 korrik 2025 Në ora: 14:14
Antonio Milloshoski

Nëse Bullgaria pretendon se problemi me fillimin e negociatave me BE-në janë vetëm bullgarët në Kushtetutë, ne propozojmë të paraqesim një Rezolutë të përbashkët në PE që do të konfirmonte veçantinë e identitetit dhe gjuhës maqedonase, thotë deputeti i OBRM-PDUKM-së, Antonio Milloshoski.

Ai kujtoi se kryeministri, Hristijan Mickoski, ia bëri këtë ofertë të hapur Presidentit bullgar Rumen Radev dhe qeverisë bullgare.

“Nëse pengesa e vetme për integrimin evropian të Maqedonisë është përfshirja e bullgarëve në Kushtetutë, atëherë nuk duhet të jetë problem, së bashku me Bullgarinë fqinjë, të paraqesim një rezolutë që do të garantojë identitetin dhe veçantinë gjuhësore maqedonase, dhe në të njëjtën kohë të rrisë besimin midis Maqedonisë dhe Bullgarisë.

Ne mund të paraqesim menjëherë një rezolutë të përbashkët për të forcuar bashkëpunimin e ndërsjellë në këtë fushë dhe për të zgjidhur problemin e fillimit të integrimit evropian. Oferta e dhënë Mickoski është e hapur”, thotë Milloshoski.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat