Aksident me fatalitet në rrugën Tetovë – Shkup

Maqedonia

Aksident me fatalitet në rrugën Tetovë – Shkup

Më: 31 korrik 2025 Në ora: 16:32
Foto ilustrim

Një aksident tragjik ka ndodhur në dalje të Tetovës, në autostradën drejt Shkupit.

Sipas informacioneve të para ka persona të vdekur, ndërsa pritet konfirmimi nga policia.

Aksidenti ka ndodhur në mes një autobusi dhe një veture.

Organet hetuese kanë dalë në vendin ku ka ndodhur aksidenti, ndërsa priten informacione shtesë rreth këtij aksidenti.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat