Pasditen e sotme, drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Stojançe Angellov, informoi se ka shpërthyer një zjarr i ri në fshatin Zhelinë. Ky zhvillim vjen menjëherë pasi autoritetet kishin bërë të ditur se në territorin e shtetit nuk kishte më zjarre aktive.
Sipas informatave të fundit nga DMSH-ja, në vendngjarje janë angazhuar dy automjete të posaçme të tipit " air traktor" të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, të cilët po punojnë për lokalizimin dhe shuarjen e flakëve.
Autoritetet janë në gjendje gatishmërie dhe apelojnë për kujdes të shtuar nga qytetarët, sidomos në këtë periudhë me rrezik të lartë nga zjarret për shkak të temperaturave të larta dhe thatësirës.
Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim do të vazhdojë të informojë publikun për çdo zhvillim të mëtejshëm në lidhje me situatën në Zhelinë.