Bexheti: Izet Mexhiti nuk beson në fitore dhe prandaj nuk jep dorëheqje

Maqedonia

Bexheti: Izet Mexhiti nuk beson në fitore dhe prandaj nuk jep dorëheqje

Më: 4 gusht 2025 Në ora: 21:37
Blerim Bexheti

Deputeti i Frontit Europian dhe nënkryetari i BDI-së, Blerim Bexheti thotë se Izet Mexhiti nuk beson në fitore dhe prandaj nuk jep dorëheqje nga posti i zv. kryeministrit.

Ai thotë se Mexhiti nuk respekton vullnetin e popullit.

Mexhiti ka deklaruar se vetëm nëse zgjidhet kryetar komune, do t’ia dorëzojë postin e Zëvendëskryeministrit të Parë dikujt tjetër konkretisht Bekim Salit.
Kjo deklaratë flet qartë: Ai nuk beson në fitore!

Dhe më keq nuk e respekton verdiktin e popullit! Sepse, nëse do të kishte bindje të sinqertë se do të fitonte, do të jepte dorëheqje që sot”, shkruan Bexheti në profilin e tij në Facebook.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat