Ahmeti: Skender Rexhepi-Zejdi do të jetë kandidat i AKI-së për Qytetin e Shkupit

Maqedonia

Ahmeti: Skender Rexhepi-Zejdi do të jetë kandidat i AKI-së për Qytetin e Shkupit

Më: 6 gusht 2025 Në ora: 17:44
Ali Ahmeti

Ali Ahmeti njofton se kandidati i “Aleancës Kombëtare për Integrim” për Qytetin e Shkupit do të jetë Skender Rexhepi-Zejdi.

“Pas konsultave me liderët e partive politike që përbëjnë Besëlidhjen “Aleanca Kombëtare për Integrim”, me unitet të plotë dhe me vendim të përbashkët, u dakorduam që kandidati ynë për Kryetar të Qytetit të Shkupit të jetë z. Skender Rexhepi – Zejd.

Rexhepi është Kryetar i partisë politike “Lëvizja Populli”, i diplomuar në Fakultetin Filozofik, me një përvojë të gjatë dhe të dëshmuar në sektorin civil dhe shoqërinë civile. Ai aktualisht ushtron funksionin e deputetit në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, ku ka qenë zëri i paepur i qytetarëve, mbrojtës i të drejtave të tyre dhe avokat i reformave të thella politike dhe shoqërore”, shkruan Ahmeti në profilin e tij në Facebook.

Ahmeti shkruan se kandidatura e tij përfaqëson jo vetëm unitetin e forcave progresive të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, por edhe një alternativë të qartë për Shkupin, një qytet që meriton zhvillim të barabartë, qeverisje transparente dhe gjithëpërfshirëse.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat