Mickoski: Ushtria jonë është garanci se ky popull do të ketë hapësirën për t’u zhvilluar, për të krijuar dhe për të ndërtuar të ardhmen e tij

Maqedonia

Mickoski: Ushtria jonë është garanci se ky popull do të ketë hapësirën për t’u zhvilluar, për të krijuar dhe për të ndërtuar të ardhmen e tij

Më: 18 gusht 2025 Në ora: 14:51
Hristijan Mickoski

Kryeministri i RMV-së, Hristijan Mickoski, me rastin e Ditës së Ushtrisë – 18 gusht, tha se Ushtria jonë është garanci se ky popull do të ketë terren për t’u zhvilluar, krijuar dhe ndërtuar të ardhmen e tij.

“Sot festojmë 18 gushtin – Ditën e Ushtrisë, ditën kur nderojmë një nga institucionet më të rëndësishme të shtetit.

Kur flasim për Ushtrinë, flasim për vazhdimin e ideve të Ilindenit dhe KAÇKM-së, idenë e një Maqedonie të pavarur dhe të lirë. Paraardhësit tanë luftuan me zemër, me sakrificë dhe me vizion”, shkroi kryeministri në Facebook.

Mickoski thekson se Ushtria sot është simbol i epokës së re dhe se sot investojmë në pajisje, në infrastrukturë, në kushte për një jetë dhe punë dinjitoze të ushtarit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat