Ndalohet një shtetas i Rumanisë në Tabanoc, kapet me lëndë narkotike

Maqedonia

Ndalohet një shtetas i Rumanisë në Tabanoc, kapet me lëndë narkotike

Më: 19 gusht 2025 Në ora: 13:13
Foto ilustrim

Një shtetas nga Romania u ndalua sepse iu gjet drogë teksa po përpiqej të hynte në vend përmes pikës kufitare Tabanoc, njoftojnë nga MPB.

“Mbrëmë rreth orës 22:00 në pikën kufitare Tabanoc, në hyrje të vendit, oficerët e policisë e kanë ndaluar A.O., 36 vjeç, nga Rumania.

Gjatë një kontrolli kufitar dhe inspektimi të një automjeti pasagjerësh “BMW” me targa rumune, të cilin e drejtonte A.O., u gjet dhe u konfiskua marihuanë”, thonë nga MPB.

Nga atje shtojnë se pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të ngrihen akuza përkatëse.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat