Punësimi i specializantëve privat është ndërprerë për shkak të zgjedhjeve

Maqedonia

Punësimi i specializantëve privat është ndërprerë për shkak të zgjedhjeve

Më: 21 gusht 2025 Në ora: 16:19
Johann Saathoff

300 punësimet e specializantëve privat pritet të bëhen pas zgjedhjeve lokale. Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu tha se tashmë janë kryer të gjitha çështjet administrative, ndërsa menjëherë dy ditë pas zgjedhjeve lokale detyrim i çdo drejtori ti klinikave është që ta përmbyllin procedurën e punësimeve.

“Punësimet, e dini që procedurat kanë përfunduar në aspekt administrativ dhe janë ndalur aty ku ligji më nuk të lenë mundësi të vazhdosh në hapin e fundit. Në nivel të shtetit, në aspektin e testimit, të pranimit të kandidatëve dhe të evaluimit në disa vende ka kaluar, në disa institucione pjesa e evaluimit nga ana e drejtorëve ka ngecur për shkak të ligjit. Pas zgjedhjeve lokale prioriteti i parë i çdo drejtori do të jetë që ta mbyll këtë proces”, tha Azir Aliu, ministër i shëndetësisë.

Angazhami i specializantëve pritet që të zbusë sado pak mungesën e personelit mjekësor nëpër klinika. Por një problem tjetër me të cilin Shëndetësia në Shkup përballet, është edhe mungesa e parkingut sidomos në Qendrën Klinike.

Fillimi i ndërtimeve të vend parkimeve në Qendrën Klinike, Aliu tha se pritet që të nisin javën e ardhme, ndërsa theksoi se nuk do të ketë rritje drastike të çmimeve të parkingut.

“Procedura pritet brenda tre muajsh që parkingu të jetë i përfunduar, për shkak se në ndërkohë përderisa flasim plani urbanistik është gati, aspekti teknik është gati, pritet të fillohet me punë dhe të implementohet e njëjta”, u shpreh Azir Aliu, ministër i shëndetësisë.

Parkingu në Qendrën Klinike është problematike që hasen qytetarët me dekada. Është premtuar me vite me radhë, por ende nuk ka rezultat në terren.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat