Ndalohet një person nga Kumanova, vodhi para nga kisha

Maqedonia

Ndalohet një person nga Kumanova, vodhi para nga kisha

Më: 29 gusht 2025 Në ora: 11:58
Foto ilustrim

MPB informon se dje në orën 14:45 në Kumanovë, oficerë policie të Departamentit të Policisë së Kumanovës e privuan nga liria 28-vjeçarin N.A. nga Kumanova.

Ai dyshohet se më 24.08.2025 ka hyrë me forcë në kishën “Shën Troica” në fshatin Ljubodrag, rajoni i Kumanovës dhe ka marrë para, ndërsa më 28.08.2025, nga kisha “Shën Petka” në vendbanimin Bedinje në Kumanovë, me forcë, është përpjekur të marrë para nga arka.

“N.A. është ndaluar në stacionin policor dhe në një intervistë zyrtare ka pranuar krimet.

Prona e konfiskuar është gjetur dhe i është kthyer pronarit dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tij do të ngrihen akuza përkatëse”, thonë nga MPB.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat