Ademi: Nuk kam logo partie, por qytetarët e Gostivarit janë me mua

Maqedonia

Ademi: Nuk kam logo partie, por qytetarët e Gostivarit janë me mua

Më: 29 gusht 2025 Në ora: 23:17
Visar Ademi

Visar Ademi, sot i shoqëruar nga disa miq të ngushtë i dorëzoi dokumentet e kandidaturës së tij të pavarur për zgjedhjet lokale.

Ai tha se garon për ta transformuar Gostivarin.

“Unë nuk kam logo partie, as nuk më shoqëron ndonjë lider partie, por qytetarët janë me mua. Nuk kandidoi vetëm për të fituar zgjedhjet, por për të transformuar Gostivarin”, tha Ademi.

Ademi nuk do të ketë listë për këshilltarë dhe do të kandidojë vetëm për pozicionin e kryetarit të komunës.

Ai e dorëzoi kandidaturën e tij në Komisionin komunal të zgjedhjeve në Gostivar, pasi ajo u verifikua më parë nga zyra rajonale e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve.

Kujtojmë se Visar Ademi është doktor i shkencave ekonomike dhe ligjëron në disa fakultete.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat