Aksion shpëtimi në Halkidiki, gjendet shëndosh e mirë notuesja 63-vjeçare nga Maqedonia e Veriut

Maqedonia

Aksion shpëtimi në Halkidiki, gjendet shëndosh e mirë notuesja 63-vjeçare nga Maqedonia e Veriut

Më: 4 shtator 2025 Në ora: 13:31
Foto ilustrim

Shërbimi Bregdetar i Greqisë ndërmori një aksion shpëtimi në zonën detare të Nea Kalikatria, Halkidiki, pas denoncimit për zhdukjen e një notuese 63-vjeçare, shtetase e Maqedonisë së Veriut.

Autoritetet bregdetare të Selanikut dhe Nea Mudanisë, në koordinim me Qendrën e Vetme për Hetim dhe Shpëtim, aktivizuan planin lokal emergjent.

Në operacion morën pjesë një anije patrulluese e Shërbimit Bregdetar, tri anije private dhe dy automjete patrulluese në tokë.

Notuesja u gjet e shëndoshë dhe pa lëndime, në tokë në zonën e Nea Kalikatria, dhe sipas saj nuk kishte nevojë për ndihmë mjekësore.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat