SHBA ka kujtuar 30 vite mbështetje për trashëgiminë kulturore në Maqedoni

Maqedonia

SHBA ka kujtuar 30 vite mbështetje për trashëgiminë kulturore në Maqedoni

Më: 5 shtator 2025 Në ora: 19:23
Ilustrim

Ambasada e SHBA-ve në Maqedoni ka kujtuar këtë javë 30 vjet përkushtim dhe bashkëpunim për ruajtjen e trashëgimisë kulturore në vend.

Që nga viti 2001, përmes Ambassadors Fund for Cultural Preservation (AFCP), janë mbështetur 18 thesarë kulturorë, nga Tetova deri në Gjevgjeli.

Ekspertiza e përbashkët ka mundësuar restaurimin dhe mbrojtjen e disa nga thesarëve më ikonike të vendit, përfshirë: afresket e Kishës së Shën Nënës, Xhaminë e Allaxhës në Tetovë, dhe vendet historike Stobi, Heraklea, Kokino, Kuçevishtë, Eleusa, si dhe Galerinë Kombëtare Hamami i Daut Pashës.

Ky kujtim është një shenjë e përkushtimit të përbashkët për ruajtjen e trashëgimisë kulturore dhe forcimin e lidhjeve ndërmjet SHBA-së dhe Maqedonisë..

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat