LSDM vazhdon akuzat ndaj pushtetit për zjarrin në Drislla

Maqedonia

LSDM vazhdon akuzat ndaj pushtetit për zjarrin në Drislla

Më: 13 shtator 2025 Në ora: 15:18
Foto ilustrim

Ndërkohë LSDM vazhdon akuzat ndaj pushtetit për zjarrin në Drislla. Sipas opozitës maqedonase Shkupi po ngulfatet, ndërsa Mickoski dhe kuadrot e tij e kanë shndërruar deponinë në bombë ekologjike.

Sipas kësaj partie deponia Drislla dhe Vardarishte, po helmojnë banorët e Shkupit, ndërsa akuzojnë se qeveria nuk ka ndërmarrë asgjë.

“Shkupi me ditë të tëra po ngulfatet nga tymi. Qytetarët po e paguajnë me shëndetin e tyre çmimin e paaftësisë dhe gënjeshtrave të VMRO-DPMNE-së. I lanë deponitë të rrezikojnë të drejtën e njeriut për shëndet dhe jetë.

Deponitë helmojnë, ndërsa pushteti është i paaftë për të zgjidhur problemin.

As shuarja e deponisë Drislla me ditë të tëra nuk jep kurrfarë rezultatesh”,tha Katerina Canevska Arsovska, LSDM.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat