QMK: Katër zjarre aktive, gjithsej ka pasur 20 vatra në ambiente të hapura

Maqedonia

QMK: Katër zjarre aktive, gjithsej ka pasur 20 vatra në ambiente të hapura

Më: 17 shtator 2025 Në ora: 09:03
Foto ilustrim

Qendra për Menaxhimin e Krizave njoftoi sot se gjatë 24 orëve të fundit ka pasur 20 zjarre në ambiente të hapura.

Kurse, katër mbeten aktive dhe një është nën kontroll.

Zjarret janë aktive pranë fshatit Viniçe në zonën e quajtur Muraticë në komunën e Gazi Babës, pranë fshatit Petrovo në malin Kozhuf, pranë fshatit Nikushtak në komunën e Likovës dhe pranë fshatit Vrazhale në komunën e Zelenikovës.

Sipas njoftimit nga QMK, zjarri pranë fshatit Trubarevo në komunën e Gazi Babës është nën kontroll.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat