Gashi takon Meidanin, fton kryeparlamentarin Peleshi për vizitë në Maqedoni

Maqedonia

Gashi takon Meidanin, fton kryeparlamentarin Peleshi për vizitë në Maqedoni

Më: 18 shtator 2025 Në ora: 00:20
Ambasadori Denion Meidani dhe Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi ka takuar ambasadorin e Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, Denion Meidani.

Kreu i Kuvendit njoftoi se ka ftuar për vizitë zyrtare në vendin tonë kreun e ri të Kuvendit në Shqipëri, Niko Peleshi.

“Kisha kënaqësinë të zhvilloja një takim të frytshëm me Ambasadorin e Shqipërisë, z.Denion Meidani, ku diskutuam mbi mundësitë për thellimin e bashkëpunimit dhe forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve tona.

Gjatë këtij takimi, e ftova zyrtarisht Kryetarin e sapoemëruar të Kuvendit të Shqipërisë, z. Niko Peleshi, për të realizuar një vizitë zyrtare, me qëllim të thellimit të dialogut dhe bashkëpunimit ndërparlamentar”, ka shkruar Gashi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat