​Ndërpritet votimi me aparatin biometrik në Karposh, procesi vazhdon me metodën tradicionale

Maqedonia

​Ndërpritet votimi me aparatin biometrik në Karposh, procesi vazhdon me metodën tradicionale

Më: 19 tetor 2025 Në ora: 17:17
Foto ilustrim

Në vendvotimin numër 2607 në komunën e Karposhit është ndërprerë përdorimi i aparatit biometrik për identifikimin e votuesve, për shkak të problemit teknik me kartelën SIM të pajisjes, shkruan Alsat.

Votimi po vazhdon përmes metodës tradicionale me llambë ultraviolet dhe sprej, ashtu siç është vepruar në zgjedhjet e kaluara në raste të ngjashme.

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) konfirmon se situata nuk përbën ndonjë rrezik për procesin zgjedhor dhe se procedurat alternative janë paraparë pikërisht për raste të tilla.

Votuesit në këtë vendvotim kanë vazhduar të ushtrojnë të drejtën e tyre pa vonesa të mëdha, ndërsa komisionarët në terren janë udhëzuar të ndjekin procedurat standarde për raste të tilla.

Ky incident nuk është shënuar si pengesë serioze në rrjedhën e zgjedhjeve, por rikthen vëmendjen te nevoja për mirëmbajtje të pajisjeve teknologjike përpara ditës së votimit, transmeton KosovaPress.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat