Komunikacioni në Maqedoni, LAMM: Nuk ka vonesa në pikat kufitare

Maqedonia

Komunikacioni në Maqedoni, LAMM: Nuk ka vonesa në pikat kufitare

Më: 22 tetor 2025 Në ora: 09:00
Foto ilustrim

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë me lagështi.

Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar.

Në pikat kufitare në anën e RMV-së, nuk ka vonesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.

LAMM rekomandon të përshtatet shpejtësia e lëvizjes, të respektohen sinjalet e vendosura të trafikut dhe të vozitet me kujdes, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut.

Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë - Veles, Mavrovë - Dibër - Strugë, Vinicë - Berovë dhe Koçan - Dellçevë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat