Aksident në autostradën Ohër-Kërçovë, vetura godet një 10-vjeçare

Maqedonia

Aksident në autostradën Ohër-Kërçovë, vetura godet një 10-vjeçare

Më: 31 tetor 2025 Në ora: 14:44
Foto ilustrim

Dje, në orën 07:15, në Departamentin e Policisë së Kërçovës është marrë një njoftim.

Në autostradën Ohër-Kërçovë, një automjet tip "Opel Astra" me targa të Kërçovës, i drejtuar nga I.S. (60) nga fshati Drugovë, ka goditur një të mitur 10-vjeçare nga Kërçova.

Në aksident, vajza ka pësuar lëndime të rënda, të cilat janë diagnostikuar në Qendrën Mjekësore në Kërçovë.

Një ekip i Drejtorisë së Punëve të Brendshme të Kërçovës ka kryer inspektim në vendin e ngjarjes.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat