Nëntë qytetarë në Strugë nuk kanë figuruar në listën e votuesve, ankohen në KSHZ

Maqedonia

Nëntë qytetarë në Strugë nuk kanë figuruar në listën e votuesve, ankohen në KSHZ

Më: 2 nëntor 2025 Në ora: 14:13
Foto ilustrim

Në Strugë, në procesin aktual zgjedhor, janë evidentuar parregullsi lidhur me listën zgjedhore. Deri më tani, nëntë qytetarë nuk kanë figuruar në listën e votuesve, përkundër faktit se posedojnë të drejtë vote.

Këta persona kanë dorëzuar ankesë në Komisionin Shtetëror Zgjedhor (KSHZ), mirëpo ankesat e shtatë prej tyre janë refuzuar.

Rastet kanë ngritur shqetësime mes qytetarëve për mënyrën e përditësimit dhe verifikimit të listës zgjedhore.

Në raundin e parë të zgjedhjeve, sipas të dhënave nga terreni, rreth tridhjetë qytetarë nuk kanë qenë të përfshirë në listën zgjedhore, duke u privuar kështu nga e drejta e tyre themelore për të votuar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat