​Zyrtare nga KSHZ: Haqim Ramadani humb Bërvenicën për 145 vota

Maqedonia

​Zyrtare nga KSHZ: Haqim Ramadani humb Bërvenicën për 145 vota

Më: 2 nëntor 2025 Në ora: 22:30
Foto ilustrim

Kandidati i koalicionit VLEN Haqim Ramadani ka humbur garën për Bërvenicë, pas përfundimit të numërimit të votave në të gjitha vendvotimet e kësaj komune, raporton KosovaPress.

Haqim Ramadani kishte 4 mijë e 217 vota ose 50.22 për qind, kur Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve kishte numëruar 23 nga gjithsej 24 vendvotimet në Bërvenicë.

Pas numërimit të edhe të vendvotimit të 24-të, erdhi deri te përmbysja dhe fitorja e kandidatit nga koalicioni Maqedonia Jote, udhëhequr nga VMRO-DPMNE, Jovica Ilievski me 4.369 vota ose 47.71 për qind.

Në vendvotimin e 24-të Haqim Ramadani mori vetëm 7 vota ose gjithsej 4.224 vota ose 46.12 për qind.

Jovica Ilievski fitoi gjithsej 145 vota më shumë se Haqim Ramadani. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat