Sulejmani: Bekim Sali do të jetë zv. kryeministër i parë në RMV

Maqedonia

Sulejmani: Bekim Sali do të jetë zv. kryeministër i parë në RMV

Më: 4 nëntor 2025 Në ora: 16:29
Driton Sulejmani

Pasardhësi i Izet Mexhitit, i cili mori mandatin e kryetarit të Komunës së Çairit, do të jetë Bekim Sali, konfirmoi sot në një konferencë për shtyp zëdhënësi i VLEN-it, Driton Sulejmani.

"Ne tashmë funksionojmë si VLEN dhe ministrat e mëparshëm që ishin ministra të VLEN-it dhe jo të partive të veçanta politike, do të vazhdojnë kështu.

Siç ka njoftuar Mexhiti, pasardhësi i tij si zv. kryeministër i parë do të jetë Bekim Sali, ndërsa një person tjetër do të emërohet si Ministër i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe kjo do të vendoset në të ardhmen. Ende nuk ka një emër specifik", tha Sulejmani, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve.

Kur u pyet se çfarë pret të ndodhë me BDI-në pas zgjedhjeve, ai tha se ata si parti janë të mendimit se nevojiten ndryshime në BDI, por nuk presin që diçka drastike të ndryshojë në atë parti.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat