Kryetari i Çashkës, Shaqiri: BDI nuk ka humbur, qëndroj pas liderit Ali Ahmetit

Maqedonia

Kryetari i Çashkës, Shaqiri: BDI nuk ka humbur, qëndroj pas liderit Ali Ahmetit

Më: 8 nëntor 2025 Në ora: 19:11
Kryetari i Komunës së Çashkës, Suat Shaqiri

Kryetari i Komunës së Çashkës, Suat Shaqiri, deklaroi se Bashkimi Demokratik për Integrim nuk mund të konsiderohet humbës në zgjedhjet e fundit, duke theksuar se partia mbetet një forcë e rëndësishme politike në vend.

“Unë jam anëtar i Bashkimit Demokratik për Integrim. Vij nga dega apo anëtarësia e komunës së Çashkës. Unë i rritur dhe vazhdoj të veproj të jem nën ombrellën e Bashkimit Demokratik për Integrim dhe pas liderit tonë Ali Ahmetit.

Sa i përket çështjeve të reformave, sigurisht nga mediumet nga pjesa e strukturës është oficialisht e caktuar se do të ketë kongres me 20 dhjetor në kuadër të BDI-së.

Unë jam tepër optimist se Bashkimi Demokratike nuk është humbës, sot Bashkimi Demokratik për Integrim bashkë me koalcionin gëzojnë të drejtën e 24 mijë votave në mbarë vendin. Bashkimi Demokratike do të del edhe më i fuqishëm se është”, deklaroi Shaqiri.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat