SPB Tetovë: Digjet një makinë në rrugën Tetovë - Shkup

Maqedonia

SPB Tetovë: Digjet një makinë në rrugën Tetovë - Shkup

Më: 18 nëntor 2025 Në ora: 11:19
Foto ilustrim

SPB Tetovë njofton se dje (17.11.2025) në orën 06:25 në SPB Tetovë është raportuar se në autostradën Tetovë-Shkup, para nyjes rrugore të Grupçinit, është djegur një makinë.

"Bëhet fjalë për një automjet pasagjerësh të tipit "Opel", me targa të Gostivarit, i cili ishte në lëvizje dhe drejtohej nga M.M. (34) nga Gallatë e Gostivarit".

"Nuk ka persona të lënduar, ndërsa zjarri është shuar nga Njësia Territoriale Zjarrfikëse e Tetovës.

Një ekip i SPB Tetovë ka kryer inspektimin", thonë nga SPB Tetovë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat