Sonte në mesnatë skadon afati për mbledhjen e nënshkrimeve për kandidatët e pavarur në zgjedhjet e përsëritura

Maqedonia

Sonte në mesnatë skadon afati për mbledhjen e nënshkrimeve për kandidatët e pavarur në zgjedhjet e përsëritura

Më: 30 nëntor 2025 Në ora: 17:52
Foto ilustrim

Sonte në mesnatë skadon afati për mbledhjen e nënshkrimeve për kandidatët e pavarur që duan të marrin pjesë në zgjedhjet e përsëritura lokale në komunat: Mavrovë-Rostushë, Vrapçisht, Gostivar dhe Qendër Zhupë.

Mbledhja e nënshkrimeve kryhet para zyrtarëve të departamentit dhe zyrës rajonale kompetente të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve dhe para një noteri kompetent.

Vendimi për të përsëritur zgjedhjet për kryetarë të komunave në këto katër komuna është për shkak të mosarritjes së pragut të një të tretës së pjesëmarrjes në raundin e parë, të mbajtur më 19 tetor.

Qeveria ka emëruar kryetarë të deleguar që do të menaxhojnë pushtetin lokal deri në ditën e votimit, më 11 janar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat