Komunikacioni në Maqedoni, nuk ka vonesa në pikat kufitare

Maqedonia

Komunikacioni në Maqedoni, nuk ka vonesa në pikat kufitare

Më: 1 dhjetor 2025 Në ora: 08:56
Foto ilustrim

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në disa vende në rrugë të lagura, informoi LAMM në raportin e saj të mëngjesit për gjendjen e rrugëve.

Intensiteti i trafikut në rrugën jashtë qendrave të qyteteve është mesatar. Nuk ka vonesa të gjata në pikat kufitare të Maqedonisë për hyrje dhe dalje nga vendi.

LAMM rekomandon shpejtësi të përshtatshme, respektim të sinjalistikës së vendosur të trafikut dhe drejtim të kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ka mundësi për reshje bore.

Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë - Veles, Mavrovë - Dibër - Strugë, Vinicë - Berovë dhe Koçan - Dellçevë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat