Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, u takua me imamin e Qabesë, Sheikun Dr. Mahir Muajkali, i cili ndodhet për herë të parë për vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut.
Siç njoftojnë nga kabineti i Gashit, në takim mori pjesë edhe Reis ul Ulema Shaqir ef. Fetahu, kreu i Bashkësisë Fetare Islame (BFI).
"Në atmosferë të përzemërt dhe konstruktive, bashkëbiseduesit trajtuan rëndësinë e vizitës së tij, si dhe rëndësinë e respektit dhe mirëkuptimit të ndërsjellë.
Njëkohësisht, u shpreh mirënjohja e sinqertë autoriteteve shtetërore të Mbretërisë së Arabisë Saudite për mbështetjen dhe bashkëpunimin e tyre deri më tani".