Pesë të lënduar në aksident trafiku në afërsi të Petrovecit

Maqedonia

Pesë të lënduar në aksident trafiku në afërsi të Petrovecit

Më: 21 dhjetor 2025 Në ora: 13:47
Foto ilustrim

Në autostradën Shkup-Veles, në afërsi të pikës pagesore Petrovec, dje vonë pasdite ka ndodhur një aksident trafiku, në të cilin pesë persona kanë pësuar lëndime trupore, informojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Në aksidentin, i cili ka ndodhur në orën 16:20, u përfshinë dy automjete pasagjerësh.

Të lënduarit u transportuan me automjete të Ndihmës urgjente mjekësore në institucionet shëndetësore në Shkup për mjekim.

Është kryer inspektim nga një ekip inspektimi nga SPB Shkup. Mjegulla që ka përfshirë luginën e Shkupit që nga dje po e vështirëson trafikun ajror në aeroportin e Shkupit, ndërsa trafiku në rrugët shtetërore po zhvillohet me dukshmëri të zvogëluar në disa akse rrugore.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat