Sekuestrohen 23.838 copë mjete piroteknike, ndalohet një person nga Struga

Maqedonia

Sekuestrohen 23.838 copë mjete piroteknike, ndalohet një person nga Struga

Më: 30 dhjetor 2025 Në ora: 14:09
Foto ilustrim

Më 29.12.2025 në orën 17:30 në Strugë, oficerët e policisë nga DPB Strugë kanë ndaluar E.G. (32) nga fshati Frangovë, Strugë.

Gjatë një kontrolli në dyqanin e tij, u gjetën dhe u sekuestruan gjithsej 23.838 copë mjete të ndryshme piroteknike.

Pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tij do të ngrihen akuza përkatëse.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat