Ngritet kallëzim penal ndaj një personi në Ohër, dyshohet për ndërtim paleje të një objekti

Maqedonia

Ngritet kallëzim penal ndaj një personi në Ohër, dyshohet për ndërtim paleje të një objekti

Më: 7 janar 2026 Në ora: 14:51
Foto ilustrim

MPB njofton se është ngritur kallëzim penal ndaj një 66-vjeçari nga Ohri.

Ai dyshohet për kryerjen e veprës penale "ndërtim i paligjshëm".

"SPB Ohër ka ngritur kallëzim penal kundër G.L. (66) nga fshati Leskoec i Ohrit, për shkak të dyshimit të bazuar për vepër të kryer penale "ndërtim i paligjshëm".

Ai, pa marrë leje ndërtimi përkatëse përfundimtare për ndërtim, të dhënë nga Sektori i Urbanizmit dhe Menaxhimit të Tokës Ndërtimore i Komunës së Ohrit, në një parcelë kadastrale që ndodhet në zonën e quajtur "Debello Pole" në afërsi të Ohrit, ndërtoi objekt në mënyrë të paligjshme", thonë nga MPB.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat