Komunikacioni në Maqedoni, mjegull në rrugën Shkup - Tetovë

Maqedonia

Komunikacioni në Maqedoni, mjegull në rrugën Shkup - Tetovë

Më: 15 janar 2026 Në ora: 11:10
Foto ilustrim

Trafiku në rrugët shtetërore po zhvillohet në kushte dimërore, në rrugë kryesisht të thata. Në rrugën Shkup - Tetovë vërehet dukshmëri e zvogëluar për shkak të mjegullës nga 50 deri në 100 metra.

Nga NP "Rrugët e Maqedonisë" thonë se të gjitha rrugët janë të kalueshme.

Në disa rrugë që kalojnë nëpër prerje dhe përrenj, është e mundur shfaqja e rrëshqitjeve të vogla të dheut.

Prej atje apelojnë për vozitje të kujdesshme të automjeteve, respektim të sinjalistikës së vendosur të trafikut, si dhe përshtatje të shpejtësisë sipas kushteve të rrugës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat