Mjegull në akset rrugore Tetovë-Shkup, Tetovë–Kodra e Diellit, Bukovë dhe Gjavatë

Maqedonia

Mjegull në akset rrugore Tetovë-Shkup, Tetovë–Kodra e Diellit, Bukovë dhe Gjavatë

Më: 23 janar 2026 Në ora: 23:37
Foto ilustrim

Trafiku në rrugët shtetërore po zhvillohet në kushte dimërore, në rrugë me lagështi në vende të caktuara.

Dukshmëria për shkak të mjegullës është zvogëluar në 100 metra në rrugën Tetovë – Shkup, nga 30 në 40 metra në rrugën Tetovë – Kodra e Diellit dhe deri në 50 metra në qafat malore Bukovë dhe Gjavatë, njoftoi NP Rrugët e Maqedonisë.

Të gjitha akset rrugore janë të kalueshme. Në rrugë të caktuara që kalojnë nëpër prerje dhe gryka, janë të mundshme rrëshqitje të vogla dheu.

NP Rrugët e Maqedonisë bën thirrje për drejtim të kujdesshëm të automjeteve, respektim të sinjalistikës së vendosur të trafikut, si dhe përshtatje të shpejtësisë sipas kushteve të rrugës

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat