Arrestohen prerës ilegalë të druve! Autoritetet paralajmërojnë: “Nuk ka të paprekshëm”

Maqedonia

Arrestohen prerës ilegalë të druve! Autoritetet paralajmërojnë: “Nuk ka të paprekshëm”

Më: 24 janar 2026 Në ora: 17:48
Foto ilustrim

Ekipet e NP “Pyjet Kombëtare”, së bashku me Policinë Pyjore, kapën një grup prerësish ilegalë të druve që prej kohësh po shkatërronin pyjet e Pllaçkovicës pranë Radovishit.

Gjatë aksionit u sekuestruan dy automjete, një motor, dhe mjete të tjera që përdornin druprerësit ilegalë.

Për këtë njoftoi zëvendësdrejtori i ndërmarrjres, Kire Mihajllov, i cili shpërndau edhe video nga momenti i kapjes së autorëve.

Mihajllov paralajmëroi se të gjithë druprerësit ilegalë do të ndiqen penalisht dhe “nuk do të ketë të paprekshëm” në luftën kundër krimit në pyje.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat