RDM: Korrupsioni vazhdon të jetë një sfidë sistemike për shoqërinë tonë

Maqedonia

RDM: Korrupsioni vazhdon të jetë një sfidë sistemike për shoqërinë tonë

Më: 11 shkurt 2026 Në ora: 18:15
Ripërtëritja Demokratike e Maqedonisë

Ripërtëritja Demokratike e Maqedonisë (RDM) po ndjek me shqetësim të dhënat e publikuara nga Transparency International mbi perceptimin e korrupsionit në vitin 2025, sipas të cilave Maqedonia renditet e 84-ta nga 180 vende. Me rezultate pothuajse identike me vitin e kaluar, ky raport tregon se nuk ka përparim të konsiderueshëm në trajtimin e këtij problemi dekadash të vjetër në vendin tonë.

"Korrupsioni vazhdon të jetë një sfidë sistemike për shoqërinë tonë që minon sundimin e ligjit, zhvillimin ekonomik dhe besimin e qytetarëve në institucione", thonë nga atje

Nga RDM thonë se ngecja në reforma, zbatimi i pamjaftueshëm i ligjeve, llogaridhënia e dobët e zyrtarëve dhe sidomos procedura jo mjaftueshëm transparente për ndryshimin e Kodit Penal e lënë vendin tonë të mbërthyer në rezultate sipërfaqësore, pavarësisht faktit se transparenca dhe llogaridhënia duhet të jenë themeli i një shteti modern demokratik.

RDM vlerëson se pa reforma thelbësore, transparencë dhe llogaridhënie, Maqedonia rrezikon të thellojë më tej mosbesimin e qytetarëve ndaj institucioneve dhe shtetit në përgjithësi, veçanërisht tek të rinjtë që tashmë po largohen masivisht nga vendi për shkak të mungesës së perspektivës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat