Misajllovski: Në pranverë pritet pranimi i 300 ushtarëve të rinj në URMV

Maqedonia

Misajllovski: Në pranverë pritet pranimi i 300 ushtarëve të rinj në URMV

Më: 16 shkurt 2026 Në ora: 22:13
Foto ilustrim

Ministria e Mbrojtjes së shpejti do të shpallë konkurs për pranimin e 300 ushtarëve të rinj në URMV, paralajmëroi ministri i Mbrojtjes Vllado Misajllovski.

Ai për "Sitel" njoftoi se konkursi të shpallet pasi të merret dokumentacioni i nevojshëm nga Ministria e Financave, në mënyrë që pranimi të fillojë në afatin e pranverës.

Kur të mbërrijnë nga financat të gjitha dokumentet e nevojshme, do t’i shpallim konkurset, shpresoj në afatin e ardhshëm të pranverës, në mënyrë që sa më shumë njerëz të mund të hyjnë, të konkurrojnë me njëri-tjetrin dhe të jenë pjesë e Ministrisë së Mbrojtjes, gjegjësisht URMV-së", thotë Misajlovski.

Theksoi se interesi tek të rinjtë po ekzston dhe se kuadri i oficerëve dhe njësive speciale janë në një nivel të lartë trajnimi. Misajllovski shtoi se me rritjen e buxhetit të mbrojtjes do të krijohen kushte për përmirësimin e statusit dhe të ardhurave të pjesëtarëve të URMV.

“Vitin e kaluar, që nga janari, të gjithë të punësuarit në Ministri morën një rritje prej 30 për qind të pagave të tyre. Kur të rritet buxheti i Ministrisë, sigurisht që do të shohim edhe që kuadri të paguhet më mirë, dhe këtë mund ta premtoj”, tha Misajllovski.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat